Në episodin e sotëm të podkastit të tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te protestimi i mijëra qytetarëve, në mesin e të cilëve janë parë dhe figura të njohura të rrjeteve sociale.
Duke sjellë në vëmendje që ditën e djeshme liqeni i Shkodrës u shpall Rezervë Biosfere e UNESCO duke treguar kështu se vendi qeveriset nga një qeveri e cila nuk po abuzon me mjedisin.
Po ashtu, kryeministri ceku më tej organizimin e qytetarëve që prej ditësh “derdhen” në sheshin “Skënderbej” duke ngritur zërin kundër projektit në Zvërnec, për çka kreu i qeverisë tha që këtë vit mund të pengohet turizmi i vendit.
“Do të humbasim shumë turistë këtë vit. Unë nuk besoj se këtë doni. Që të jetoni vetëm me flamingot, që 99.99% e atyre nuk i kanë parë me sy. Ndërkohë që projekti do të bëhet sepse është një bekim i madh për Vlorën. kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike” tha Rama.
Më tej, Rama theksoi se mijëra qytetarë po udhëhiqen nga disa influencerë të cilët jetojnë me dshikueshmëri dhe like të marra online, pa paguar asnjë taksë, ndryshe nga shumica e njerëzve që u duhet të paguajnë tarifa për biznesin e tyre.
“Kam dhe diçka tjetër për të shtuar në lidhje me atë që po ndodh. Gjithë kjo lokumi e madhe videosh, këta gazetarë e lloj lloj ndërkombëtarësh në media që bëjnë si të interesuar për Shqipërinë, nuk e kanë fare për vendin. E ka secili për hesap të vet. Disa të tjerë e kanë kundër presidentit të Amerikës që disa e duan e disa e urrejnë, e mediat online i turren për çdo gjë. Disa të tjerë e kanë se Shqipëria nuk duan që ta ketë këtë projekt, kanë konkurrencë,. Shqipëria bëhet si asnjëherë më parë e asnjëherë më pas nëse e humbim këtë mundësi. Gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media dhe online e ndryshe nga realiteti.
Që nga të marrët që fusin në rrethin katror dhe e quajnë rrethin katror dhe lloj lloj personazhesh që jetojnë me like. Influencerat që jetojnë me rrjete sociale e nuk paguajnë kokërr leku taksë. Të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza e djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre. Është një turmë normale, nuk ka asnjë problem. Por që turma të kthehet në qindra dhe mijëra njerëz që vlojnë do të bllokojnë turizimin. Kanë filluar shenja shqetësuese për Sarandën” theksoi në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare.
Fjala e Edi Ramës: Përfshirja e Liqenit të Shkodrës në UNSECO është një dëshmi që vendi nuk qeveriset nga një qeveri që shkatërron por ndërton, Nuk qeveris një qeveri që abuzon me mjedisin.
Vajta të takoja ata që janë aty, ata që kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, për të drejtën e pjesëmarrjes në biznes si dhe të drejtën që të zhvillohen. Ajo që dëgjova prej tyre ishte krejt ndryshe nga ajo që dëgjoj çdo ditë. Në rast se gjërat janë bërë në mënyrë të parregullt për këtë ka një gjykatë ka një proces.
Gjithçka ishte pozitive. Ajo që më bëri përshtypje ishte se pavarësisht shqetësimeve që kishin në asnjë moment nuk dëgjova dikë kundër projektit.
Kam dhe diçka tjetër për të shtuar në lidhje me atë që po ndodh. Gjithë kjo lokumi e madhe videosh, këta gazetarë e lloj lloj ndërkombëtarësh në media që bëjnë si të interesuar për Shqipërinë, nuk e kanë fare për vendin. E ka secili për hesap të vet. Disa të tjerë e kanë kundër presidentit të Amerikës që disa e duan e disa e urrejnë, e mediat online i turren për çdo gjë. Disa të tjerë e kanë se Shqipëria nuk duan që ta ketë këtë projekt, kanë konkurrencë,. Shqipëria bëhet si asnjëherë më parë e asnjëherë më pas nëse e humbim këtë mundësi. Gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media dhe online e ndryshe nga realiteti.
Që nga të marrët që fusin në rrethin katror dhe e quajnë rrethin katror dhe lloj lloj personazhesh që jetojnë me like. Influencerat që jetojnë me rrjete sociale e nuk paguajnë kokërr leku taksë. Të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza e djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre. Është një turmë normale, nuk ka asnjë problem. Por që turma të kthehet në qindra dhe mijëra njerëz që vlojnë do të bllokojnë turizimin. Kanë filluar shenja shqetësuese për Sarandën.
Do të humbasim shumë turistë këtë vit. Unë nuk besoj se këtë doni. Që të jetoni vetëm me flamingot, që 99.99% e atyre nuk i kanë parë me sy. Ndërkohë që projekti do të bëhet sepse është një bekim i madh për Vlorën. Kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike.
- “Protesta është e bukur, por mos u drejtoni nga urrejtja, ka shumë arsye për të shfryrë!”, Blushi sqaron komentin e tij për protestuesit - 07/06/2026
- Protesta për Zvërnecin, Richard Grenell shpërndan deklaratën e Ramës/ VIDEO - 07/06/2026
- Dasma luksoze e Dua Lipës shkakton zemërim në Siçili? Banorët protestojnë, këngëtarja raportohet se u pagoi kompensim - 07/06/2026