Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë zyrtare dy -ditore.
Gjatë paradites ai u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me ceremoni zyrtare, e pas kësaj zhvilluan një takim në presidencë dhe më pas dolën në konferencë për mediat.
Milanoviç është takuar edhe me kryeministrin, Edi Rama, teksa ky i fundit ka ndarë disa foto nga takimi në “Facebook”.
“Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja sot Presidentin e Kroacisë, mikun e shquar të shqiptarëve dhe mikun tim të kahershëm, Zoran Milanović”, shkruan Rama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026