20.5 C
Tirana
26 / 02 / 2024

Rama: Morëm në kurriz një vend të varfër! Luftuam me mijëra plagë të trashëguara

Me batutë e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në kongresin e PS që vijon prej disa orësh. “Më vjen shumë mirë që megjithëse ishte një kongres goxha i gjatë, ditë pushimi me një vakt dreke në mes pasi ju nuk u thatë u lodhëm mbase disa këtu e menduan që na lodhën por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama.

Me transformimin e bërë dhe Shqipërinë e vitit 2023 e ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e PS kryeministri Edi Rama i cili ka nënvizuar dhe sfidat kryesore me të cilat janë përballur gjatë qeverisjes.

“Sot  kemi shpalosur prioritetet tona kryesore të zhvillimit për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë drejtë si cilës u nisëm 10 vite më parë. Morëm në kurriz borxhe, krim të organizuar varfëri por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë qoftë në institucionet ndërkombëtare qoftë në mediet e botës së lirë.

Kemi punuar në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të trashëguara me plagët e zakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës një tërmet shkatërrimtar një pandemi marramendëse…

Nëse do ishte Pd përballë këtyre sfidave sot do ishim në humnerë, pa asnjë ekzagjerim të ngjashme me humnerën e 1997. Vetëm falë PS të treja furtunat na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve por ama nuk i lë vetëm në momentet e vështirësive të mëdha”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x