17.5 C
Tirana
14 / 11 / 2026

Rama mbyll fjalimin në Asamblenë e PS: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste me një mesazh drejtuar strukturave të partisë dhe qytetarëve.

Rama theksoi se misioni i socialistëve është të vijojnë punën për zhvillimin e Shqipërisë, duke përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë, nga pensionistët te fermerët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ekonominë e vendit.

Ai vlerësoi se rritja ekonomike dhe transformimet e Shqipërisë vijnë nga puna, djersa dhe sakrificat e qytetarëve, si dhe nga përpjekjet e qeverisë.

Në përfundim, kryeministri u bëri thirrje socialistëve që të mos lejojnë që problematikat të errësojnë arritjet e deritanishme.

“Me ftesën që të gjithë së bashku të mos lejojmë që uji i pistë të mbytë beben, por nga ana tjetër të mos hedhim beben bashkë me ujin e pistë”, u shpreh Rama në mbyllje të fjalimit.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x