Pogradeci është i bukur në çdo stinë, ndaj dhe është quajtur “qyteti i luleve”, “qyteti i poezisë”, por shkrirja e ngjyrave të arta në vjeshtë si mbi një telajo e bën atë të denjë të quhet edhe “qyteti i vjeshtës”.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto të këtij qyteti, të cilit vjeshta i ka shtuar magjinë, teksa fton qytetarët të vizitojnë atë.
“Magjia e vjeshtës ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë”, shkruan Rama.
Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qytet elitar i Shqipërisë, i cili vizitohet nga mijëra turistë të huaj e vendas çdo vit.
Shijen e mrekullueshme të vjeshtës, Pogradecit ja shton kuzhina e rrallë, e cila bashkohet me mikpritjen pogradecare dhe verërat e mrekullueshme.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026