16.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

 Rama lajmëron bashkëbisedim live të dielën në prag të samitit të 6 dhjetorit

Në prag të samitit të 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në një bashkëbisedim LIVE në Facebook.

Kreu i qeverisë u kërkon ndjekësve të dërgojnë pyetjet e tyre mbi çdo temë apo çështje të veçantë, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

“Nesër ora 11.00 Ju ftoj në një bashkëbisedim LIVE në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Dërgoni të gjitha pyetjet tuaja mbi çdo temë a çështje të veçantë me interes për Ju dhe si gjithnjë do të përpiqemi të përzgjedhim ato më me “spec”, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm”, shkruan Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x