Kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në vend do të bëhet nga 400 euro, në 500 euro.
“Kur ne morëm detyrën, pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 000 euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Po them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja”, tha Rama.
“Po pagën minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, shtoi Rama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE - 02/08/2026
- Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin - 02/08/2026
- “Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s - 02/08/2026