12.9 C
Tirana
03 / 11 / 2026

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare.

Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar vizita portuale dhe stërvitje të përbashkëta detare e ajrore.

Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa më 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore. Në këto stërvitje do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare.

Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve në det dhe ajër, komunikimit mes ekuipazheve dhe zhvillimit të skenarëve të përbashkët operacionalë.

Këto aktivitete synojnë gjithashtu rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e personelit ushtarak për angazhime të koordinuara në kuadër të misioneve të Aleancës.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të NATO-s mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes forcave aleate.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x