“Përgjegjësi shumë e madhe”, e cilësoi Ogerta Manastirliu propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë.
“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu kur u pyet nga gazetarët pasi la ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku u mbajt sot Asambleja e Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama i hapi sot rrugën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë.
Në një fjalim të gjatë në Asamblenë e PS, Rama theksoi nevojën për përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe kritikoi situatën aktuale në kryeqytet, duke përmendur sfidat e kryetares aktuale dhe nevojën për një vendim politik që të mundësojë një përfaqësim të përgjegjshëm të qytetit.
“Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, tha Rama.
- Porosia e kahershme dhe aktuale e Faik Konicës: Shqiptarët duhet të mësojnë të duan Shqipërinë - 29/10/2026
- Ish-ministri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për shqyrtimin e çështjes së Saimir Tahirit - 29/10/2026
- Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë! - 29/10/2026