Në qytetin e Vlorës, në “Sheshin e Flamurit” është mbajtur ceremonia e zyrtare për Ditën e Pavarësisë.
Njëri pas tjetrit, siç e parashikon protokolli, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë vendosur kurorën e luleve dhe më pas janë përkulur përpara monumentit të Ismail Qemalit.
Shqipëria shënon sot 111 vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari e patriotizëm nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Me rastin e kësaj dite të shënuar autoritetet lokale dhe ato qëndrore kanë organizuar evente të shumta që do të mbahen në disa qytete të vendit.
- Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve - 07/11/2026
- Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai - 07/11/2026
- Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja! - 07/11/2026