Në një komunikim të rëndësishëm këtë të premtë, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në fuqi në tetor rritja e çmimit të energjisë për abontët mbi 800 kilovat. Inflacionin e solli lufta, ne jemi në kryë të detyrës, ka thënë Rama duke justifikuar krizën. “Çmimi i ri i energjisë nuk do të hyjë në fuqi në Tetor”, ka thënë ai. Duke folur më tej për shkaqet që kanë çuar në këtë vendim të ri, Rama ka theksuar se ka përmirësim të nivelit të ujit në Fierzë dhe një rol të rëndësishëm ka patur edhe qasja e abonentëve në kursim. “Kursimi i energjisë është arma kryesore këtë dimër, ka vijuar kryeministri më tej, duke argumentuar edhe se duhet të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar”
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026