9.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Qeveria ende pa vendim nëse fasha 800 kilovat do të aplikohet në nëntor! Ministrja: Do analizojmë situatën!

Faturimi i energjisë për muajin nëntor, nis pas javës së parë të muajit, dhe këtë kohë, qeveria kërkon ta shfrytëzojë për të analizuar nëse do aplikohet apo jo në nëntor, fasha mbi 800 kilovat për orë.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, tha përmes një reagimi në rrjetet sociale, se situate hidrike nuk është e mirë, dhe niveli i Fierzës është më pak se 268 metra.

“Por me pritshmëritë për prurje më të mira në vazhdim dhe bazuar në uljen 6.2% të konsumit” – thotë ministrja – do të analizohet çdo detaj përpara vendimit për fashën.

Kështu, qeveria ende nuk ka një vendim nëse në nëntor do të nisë apo jo faturimi i energjisë me cmim më të shtrenjtë për ato familje që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat për orë në muaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x