Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, ka shtyrë për javën tjetër mbledhjen për të shqyrtuar kërkesëpadinë e bërë nga qeveria për çështjen Balluku.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se mbledhja pritet të bëhet javën e ardhshmme.
Gjashtë ditë më parë Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga të dyja postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në shkresë argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, ‘do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.’
- “Berisha më mbajti me gajret”, Edmond Spaho tregon përplasjet me Nokën: Për pak sa nuk u përplasëm fizikisht, është harbut, më zëvendësoi vetëm se… - 18/07/2026
- Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve - 18/07/2026
- “BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë - 18/07/2026