7.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Qëndroi rreth një orë në SPAK, Elvis Rroshi iu ikën me vrap gazetarëve (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Strukturën e Posaçme.

Ai qëndroi për rreth një orë në ambientet e këtij institucioni dhe pas daljes iu shmang gazetarëve. Video tregon momentin kur ish-kryebashkiaku del nga dera e SPAK dhe largohet pa iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

Kujtojmë që Elvis Roshi u arrestua në vitin 2016 me urdhër të prokurorisë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe u dënua me 7 muaj e 15 ditë burg. Ai u akuzua për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi ka fshehur faktin që ka qenë i dënuar në Itali.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x