Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër Rusisë dje.
Sipas mediave të huaja, Putin thotë se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë (një pretendim i kundërshtuar gjerësisht nga shumica e analistëve), por i përshkroi ato si një “akt jo miqësor” që nuk i forcon marrëdhëniet me SHBA-në, sipas medias shtetërore ruse TASS.
Sanksionet janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë, thotë Putin, duke shtuar se “dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta”.
Ai thotë se Rusia nuk do t’i nënshtrohet kurrë presionit nga jashtë. Në fjalimin e tij në Shoqërinë Gjeografike Ruse në Moskë, Putin thotë se zëvendësimi i naftës ruse në tregun global do të kërkojë kohë dhe do të çojë në rritje të çmimeve.
Duke diskutuar samitin e anuluar me Donald Trump në Budapest, Putin thotë se takimi u propozua nga SHBA-të.
Ai shton se Trump në komentet e tij në Shtëpinë e Bardhë dje, ka shumë të ngjarë të ketë dashur të thotë që samiti ishte “shtyrë”.
Rusia dëshiron të vazhdojë dialogun me SHBA-në pasi të dy vendet kanë shumë fusha për bashkëpunim, shton Putin
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026