Psikologia Edlira Dyrmishaj i sugjeroi protestuesve që të organizohen dhe të ulen për të dialoguar.
“Ka një moment që në fund fare duhet t’i shërbejë atyre qytetarëve që kanë dalë aty në protestë, duhet t’i shërbejë sistemit demokratik politik të vendit. E gjithë kjo energji e madhe, i gjithë ky mobilizim, i gjithë ky investim nxjerr të fituar qeverinë, në konceptin e aplikimit demokratik të gjësë. Tani, çfarë do bëhet me këtë? Duhet të kalojë në një instrumentalizim për të dalë diku? Sepse dakord protesta vjen me emocion, i adreson disa shqetësime, por nuk mund të zëvendësojë sistemin qeverisës. Është një alternativë që e vë në lëvizje dhe e mobilizon për të tërhequr vëmendjen, për të thënë që ka dy gjëra që duhen korrigjuar apo edhe për të drejtën legjitime për të thënë që “ne mendojmë që duhet të ikni ju”. Është e drejtë legjitime, por nuk është momenti. Momenti ishte më 11 maj dhe kismet Zotit kur të vijë pas katër vjetësh prapë. 25 ditë mendoj që duhet të kishin dalë 2-3 ide konkrete që të përkthehen në një mekanizëm, mekanizëm demokratik për t’u ulur për të dialoguar, se ne kemi parë që edhe është kërkuar dialogu. Duhet të vijë dhe me përgjegjësi, jo vetëm me emocion”, tha Dyrmishaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Kur u pyet se çfarë do u sugjeronte protestuesve, Dyrmishaj u përgjigj: “Unë mendoj që ajo protestë, përveç njerëzve që janë shumë të sinqertë, mendoj që duhet patjetër të organizohet në një produkt, jo vetëm në emocion qytetar, por një produkt i cili të ulet dhe të kërkojë dialogun”.
Më tej, psikologia u shpreh se ka paragjykim ndaj atyre që nuk reagojnë ndaj protestës.
“Duket sikur ka një perceptim, sidomos në rrjetet sociale, që të mirët janë ata që dalin në protestë dhe të këqinjtë janë ata që nuk i bashkohen protestës apo që nuk reagojnë. Kjo pastaj kalon përtej një fenomeni që efekti i turmës e sjell, sepse efekti i turmës psikologjikisht i jep një lloj entuziazmi dhe një lloj adrenaline që ti e mat të drejtën tënde me grupin dhe me “like” online. Në fakt, nuk mendoj që është ky matësi i të gjithë kësaj”, tha Dyrmishaj.
- Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim - 24/06/2026
- Bosnja bën detyrën, mund Katarin dhe shpreson te kualifikimi historik nëpërmjet vendit të tretë - 24/06/2026
- Zvicra mposht Kanadanë në shtëpi dhe renditet e para në grup, shkëlqen talenti Manzambi - 24/06/2026