8.5 C
Tirana
21 / 01 / 2025

Pse Cameron u largua rrufeshëm nga Tirana?! Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani

Sekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës

Zërat e shtuara për zgjedhje të parakohshme në Britaninë e Madhe në mes të korrikut apo riformatimi i mundshëm i qeverisë, kanë bërë që kreu i diplomacisë të shmangë takimet me presidentin Begaj në Tiranë dhe vizitën te Piramida, për të qenë i pranishëm në mbledhjen e kabinetit që do të mbahet më vonë gjatë ditës.

Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps gjithashtu ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në takimin e NATO-s në shtetet baltike, teksa Kancelari Jeremy Hunt është tërhequr nga emisioni Peston i ITV sonte.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x