Në vijim të zhvillimeve mbi incidentin e ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Ali Demit”, ka reaguar zyrtarisht Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), duke theksuar se incidenti nuk ka të bëjë me zyrën e saj.
PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik.
“Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë,” thuhet në reagimin e PSD.
Partia e drejtuar nga Tom Doshi ka dënuar gjithashtu çdo akt dhune dhe ka bërë thirrje që institucionet kompetente të zbardhin plotësisht rrethanat e incidentit, i cili vijon të jetë nën hetim nga autoritetet.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026