Numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit po shkon drejt fundit, ndërsa edhe pse ka ngelur edhe një kuti, kandidati i PS Pali Kolefski ka shpallur fitoren, pasi është gati 500 vota para, kundërshtarit të tij Pandi Jani i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në kutinë e mbetur ka rreth 300 vota.
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi është shprehur se kjo është fitorja e parë nga 6 bashkitë që do të fitohen në Korçë.
“Këtu jemi në Pustec. Fitorja e parë nga 6 bashkitë që do të fitohen në Korçë. Fitore e bukur, sepse ne kemi një djalë të shkëlqyer që fiton mandatin e dytë. Ka ngelur vetëm një kuti, por rezultati është i mbyllur pasi ne jemi 500 vota para, ndërsa kutia që ka mbetur ka rreth 300 vota.
Ne fitojmë mandatin e dytë. Mandat i ri, kemi projekte shumë të mëdha që po presim t’i zbatojmë. Do të jetë ndryshim i lojës, do të jetë transformim i punëve në këtë bashki sa të vogël aq edhe e mrekullueshme” tha Peleshi.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026