Analisti Martin Leka thotë se Partia Socialiste është krejtësisht e re, me figura të reja.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se tashmë, PS është parti e moderuar, që ka synim integrimin e vendit në BE.
“PS tani është krejt e re. Unë mendoj që ndoshta vetëm emri ka mbetur t’i ndryshohet. Është një parti me figura të reja, edhe vetë historinë e PS nuk e njohin mirë. Ajo është parti e Edi Ramës. Shumica e atyre të rinjve nuk e dinë historinë e vërtetë të PS. Ajo parti, është një rilindje që nuk ka ato baza vullnetarizmi që kishte dikur, në luftën e madhe opozitare që zhvillonte PS në vitet ’93-97. Është parti e moderuar tashmë, me Edi Ramën, një lider më shumë i djathtë se i majtë. Integrimi në BE është një fjalë e madhe. Thellë thellë, edhe pse zoti Rama e do, është skeptik të arrihet. Nëse ne jemi në pararojë të negociatave, arsyeja ndër më madhoret, është arsyeja gjeopolitike. Për standardet, ne i kuptojmë se ku jemi”, theksoi ai./abcnews.al
- Xi zhvillon vizitë miqësore me Macron në Chengdu - 05/12/2025
- “Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të… - 05/12/2025
- “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar - 05/12/2025