Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijon takimin elektoral në qytetin e Vlorës. Në takimin përmbyllës, kryesocialisti Rama u shpreh se Vlora mund t’i japë dhjetë mandate PS.
Ai u bëri thirrje vlonjatëve, që më 11 maj të dalin në zgjedhje dhe të votojnë PS-në.
“Në shoku im nga Tirana kishte parë memorandumi e kuçit dhe më tha si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e kishte vënë me 50%, më tha Vlora të mos nxjerrë mandatin e nëntë për ty nuk ka mundësi. Vlora mund të nxjerrë edhe 10 mandate i thashë, por problemi është se si ta nxjerrësh Vlorën nga shtëpia. Çdo vlonjat dhe vlonjate, në 11 maj, duhet ta lërë për një moment të vërtetën e madhe që i di mirë vetë të tëra dhe duhet të dalë nga shtëpia. Në Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarande, Konispol e Delvinë ishim dhe folën, që nëse është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tëra vitet e tjera së bashku, në katër vitet që vijën ne do bëjmë për Vlorën gjera që sot do duken të pamundur”, tha ai.
Më tej Rama theksoi se Vlora 2030 do jetë një kurorë shembullore në industrinë turistike.
“Vlora e 2030 do jetë një nga emrat që do të shkëlqejë në atë kurorë, që është kurora e turizmit mbretëror. Në Vlorën 2030, do ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, që jeton sot në këtë qark, por për këdo që dëshiron të vijë e të punojë në një vend ku ka punë e mundësi . Ka jo vetëm punë, por edhe mundësi për të jetuar me dinjitete, Industria e turizmit që tani ka dalë në sipërfaqe, këtu në Vlorë do të hedhë shtat”, tha ai.
- “Të humbas unë zgjedhjet, si të bjerë borë në maj”/ Berisha bëhet hit në rrjet, ditën e disfatës bora zbardhi Veriun - 17/05/2025
- “Evropa në Tiranë: Unitet dhe Veprim i Përbashkët për një Kontinent më të Sigurt dhe më të Bashkuar” - 16/05/2025
- Liderët e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja - 16/05/2025