4.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

Provokim rus në Otranto, anija “spiune” e flotës së Moskës rrezikon gazsjellësin TAP!

Rusët provokojnë në ngushticën e Otrantos, një vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit.  “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan. Është një anije shumë e veçantë: një rimbushëse skuadriljeje, që synon të shoqërojë ekspeditat me rreze të gjatë të flotës së Moskës, por që përdoret shpesh për të spiunuar aktivitetet e NATO-s.

Lëvizjet e “Akademik Pashin” janë përshkruar nga disa analistë se pavarësisht se ishte një repart ushtarak, ajo mbante të ndezur sistemin që transmetonte pozicionin. Ekspedita e anijes filloi javën e kaluar nga porti sirian i Tartous, foleja e marinës ruse në Mesdhe. Që prej ditës së djeshme ajo ndodhet në Kanalin e Otrantos.  Fillimisht u ndal në kabllon e nëndetëses OteGlobe, një lidhje me fibra optike që lidh Barin me Greqinë. Pastaj ajo u zhvendos drejt tubit të zhytur të TAP.

130 metra e gjatë, “Akademik Pashin” është anija më moderne e këtij lloji në shërbim në forcat e armatosura ruse: misioni i saj debutues në prill 2020 ishte spiunazhi i provave të nëndetëses bërthamore franceze Suffren. Në gusht ajo nisi lundrimin nga Balltiku dhe u drejtua në jug, e ndjekur menjëherë nga Marina Mbretërore Britanike dhe avionët zbulues amerikanë: më 24 gusht ajo hyri në Mesdhe dhe ka vazhduar aktivitetet e saj që atëherë.

Zona e kësaj sfide detare është mu në mes të Adriatikut, pranë Garganos. Ky është operacioni i shumëfishtë i nisur nga Moska për të mbajtur presionin ndaj NATO-s, duke treguar gatishmërinë për të përdorur çdo mjet dhe për të dëshmuar për një prani agresive edhe në Mesdhe.

Artikujt më të kërkuar

5
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x