Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka përsëritur edhe një herë se opozita ditën e nesërme kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, do të dalë për të protestuar.
Kryedemokrati bëri të ditur se populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij, nga kryeministri Edi Rama.
Berisha u shpreh se me protestën e 6 dhjetorit, opozita ka si synim që t’i tregojë lidershipit europian se ai që përfaqëson Shqipërinë në samit, e ka sipas ish-kryeministrit, pushtetin të ngritur mbi votën e vjedhur.
“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane, tmerrësisht të rrezikuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Cdo shqiptar që e do këtë vend, e do lirinë, dinjitetin njerëzor dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë.
Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën për t’i dëshmuar lidershipit europian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë e ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, mbi drogën, trafiqet, dinako-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian. Ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por edhe si krye-hajduti i Shqipërisë,” u shpreh Berisha.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026