Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot përpara Bashkisë Patos, në shenjë proteste kundër reformës së re administrative dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.
“Larg duart nga Patosi” ishte slogani që bashkoi qytetarët, të cilët shprehen kundër çdo vendimi që, sipas tyre, rrezikon të cenojë identitetin dhe të ardhmen e qytetit.
Ata e konsiderojnë këtë reformë një tjetër hap drejt shpopullimit të Patosit dhe kërkojnë që zëri i banorëve të dëgjohet përpara se të merret një vendim për të ardhmen administrative të qytetit.
‘Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin”, u shpreh një nga protestuesit.
Patosi është ndërtuar dhe zhvilluar mbi industrinë e naftës, ndërsa naftëtarët kanë qenë ndër kontribuesit kryesorë në historinë dhe zhvillimin e tij. Protestuesit shprehen se qyteti nuk mund të trajtohet thjesht si një pikë në hartë dhe se nuk do të lejojnë që vendimet administrative të prekin identitetin dhe të ardhmen e Patosit.
Qytetarët kërkojnë që çdo ndryshim territorial të bëhet vetëm pas konsultimit me komunitetin dhe duke marrë në konsideratë historinë, kontributin dhe nevojat e banorëve të Patosit.
- Jo vetëm Uellsi, edhe Anglia tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin - 03/08/2026
- “Ministre dhe ish-ministre po përdorin shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut”, Berisha: Brenda SPAK po ndërtohet një mini-maternitet - 03/08/2026
- “Nuk e përballon më presionin”/ Ariana Grande largohet nga jeta publike, anulon edhe projektin e madh në Londër - 03/08/2026