11.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

“Protestë kundër qeverisë për ta kthyer viktimën mish për top”, Rama nga Londra: Pa u varrosur ende, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama: Shqiptarët e Evropës hasnin në reagime përçmuese kur tregonin nga vinin, ishte një vend i qeverisur keq e më keq në sytë e politikanëve evropianë, qeveria e zhytur në borxhe, rrugë të mbetura rrugëve. Kolapsi energjetik ishte brenda derës, mjete operimi të kohës së miqësisë shqiptaro kineze. Kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë shumë më rrallë se deri dje del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju dhe votën tuaj dhe të gjithëve.

Një fëmijë u vra tragjikisht, siç ndodh në Amerikë kur plumbat prodhojnë masakra nëpër shkolla apo këtu në Britani, ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e medias dhe politikës, askush nuk pyet për viktimën, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugë dhe kuptuar së bashku cili është roli i gjithsecilit por kush të mundet përpiqet ta tërheqë opinionin në ato kanale duke përzier shqetësimin e së vërtetës duke tjerrë lloj lloj llafesh e teorish e protesta kundër qeverisë për të kthyer viktimën në mish për top të interesave të politikës.

Ku bën vaki. Ju jetoni këtu. Pa u varrosur ende kufoma të dalin të gjithë djajtë nga shishet e t’ja marrin valles së mllefeve duke shkelur mbi trupin e të ndjerit. Sa më shumë bien shifrat e vrasjeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x