19.7 C
Tirana
20 / 11 / 2026

Protestat e dhunshme në kryeqytet, Policia procedon penalisht 3 protestues, 29 të tjerë gjobiten me 5 mijë lekë!

Tre persona janë proceduar penalisht në Tiranë pas veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia e Tiranës bën me dije se procedimi penal ndaj tyre është kryer në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që kanë shkelur ligjin gjatë tubimit.

Ndërkohë, gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur edhe 29 masa administrative për shkelje të konstatuara në bazë të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht në zbatim të pikës 2 të nenit 24/1.

Sipas Policisë, për këto raste janë plotësuar procesverbalet përkatëse, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x