Është zbardhur porosia e drejtorit të ri Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për shefat e Komisariateve dhe Drejtorit Vendore të Policisë Tiranë për protestën e sotme të thirrur nga Partia Demokratike.
Ilir Proga mësohet se u ka kërkuar që të mos provokohen nga protestuesit, ndërsa ndërhyrjet duhet të jenë vetëm në rast nevojë.
Gjithashtu u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe godinat e institucioneve, si edhe të kenë kujdes me personat që kanë precedentë penale, të cilët duhet të mbahen në vëzhgim.
“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Nderhyrjet te jene te minimizuara vetem ne raste nevoje, mos të krijohen perplasje te provokuara. Ruani qetesine dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qe kane precedentë te mbahen nen vezhgim. Te filmohen dhe dokumentohen te gjitha veprimet e dhunshme dhe te jashteligjshme”, ka qenë porosia e drejtorit të Policisë, Ilir Proda.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026