Dje u mbajt protesta e tretë e thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha para Kryeministrisë.
Përveç fjalës së mbajtur nga kryedemokrati dhe deputetët e tjerë, folën edhe qytetarët që protestonin.
Një prej tyre u ndal te presidenti amerikan, Donald Trump, duke thënë se ‘dhëndri i Trump, Jared Kushner është serb’.
“Qenka bërë një anketë dhe na del fituesi dhëndri i Trump, një serb që quhet Kushner, që ka blerë Sazanin. Kjo është një tradhti kombëtare, unë e ndjej me tan shpirtin tim që është një vegël serbe e shitur nga Rama për të zaptuar Sazinin, pastaj Vlorën. Ky na ka tradhtuar 100%.”, u shpreh qytetari.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026