6.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Protesta e pedagogëve, Kushi: Vetëm me dialog dhe bashkëpunimi gjejmë zgjidhje!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka dhënë një mesazh për të gjithë pedagogët gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Ajo është shprehur se të ofrosh cilësi në arsimin e lartë është një përgjegjësi dhe detyrim i përbashkët. Sipas ministres nuk është vetëm detyrim i qeverisë.

Është përgjegjësi e jona, e politikëbërësve, e qeverisë, e ministrisë, por është edhe përgjegjësi e menaxhimit të universiteteve. Po ashtu është edhe përgjegjësi e juaja, e të gjithë pedagogëve dhe e stafit të universiteteve. Shpeshherë gjendemi përballë sfidave të vështira. Shpeshherë kemi debate me njëri-tjetrin. Shpeshherë kemi mosdakordësi. Por në vend që të konfrontohemi unë besoj që zgjidhja më e mirë është që ne të ulemi bashkërisht pikërisht me frymë konstruktive me frymë dialogu me frymë ndershmërie, dhe duke mirëkuptuar njëri-tjetrin. Duke mirëkuptuar kushtet reale dhe burimet që kemi në dispozicion”, tha ministrja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x