16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Protesta e opozitës, Kryeministria blindon dyert, Rama rikthehet në zyrë

Opozita ka thirrur sot protestë kombëtare të cilën kryetari i PD-së Sali Berisha nga arresti shtëpiak e ka cilësuar fillimi i mosbindjes civile pa kthim.

Kauza e protestës bazohet në thirrjen për mosbindje civile, një kërkesë e përsëritur nga ky grupim politik, që shpreson të mobilizojë një numër të madh njerëzish për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Mëngjesin e sotëm, për të siguruar rendin gjatë protestës, janë fortifikuar dyert kryesore të Kryeministrisë.

Sakaq, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në detyrë pas operacionit që ka kryer, por ende nuk ka planifikuar aktivitete publike.

Pritet që rreth 1500 forca të Policisë së Shtetit, përfshirë ato të rendit, FNSH dhe Shqiponja, të jenë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x