8.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ministri Ulsi Manja si një nga deputetët propozues të ndryshimeve ligjore bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të mazhorancës, Taulant Balla, ka zbuluar se çfarë propozon kjo nismë ligjore. Ai u shpreh se ajo synon të plotësojë një boshllëk ligjor në Kodin e Procedurës Penale.

“Jemi në rolin e deputetëve propozues të një nisme që do ta konsideroja normale në veprimtarinë e një parlamenti dhe deputeti të kuvendit të Shqipërisë. Synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale”, tha Manja.

Por çfarë propozojnë konkretisht? Kryetari i Komisionit te Ligjeve u shpreh se propozohet që të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë sigurie pezullimi nga detyra.

“Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka Kodi i Procedurës Penale dhe në pikën 1 të këtij neni, sqarohet kompetenca që gjykata në caktimin e masave ndaluese që janë dy, pezullimi nga detyra që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të një veprimtarie të caktuar. Nuk jemi te e dyta, por te pezullimi nga detyra. Masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet ndaj personave që zgjidhen sipas ligjit elektoral. Sipas ligjit elektoral zgjidhen anëtarët e Këshillave Bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët. Propozojmë që në pikën 2 pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin, Avokatin e popullit, kryeministrin, zv/kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH. Ndaj tre subjekteve ndaj të cilave e përjashton masën e pezullimit nga detyra i shtohen edhe shtatë subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë. Janë institucione që burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Shqipërisë. Janë themelet e shtetit demokratik në Shqipëri”, u shpreh Manja.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x