Presidentja e Kosovës ka pranuar që po vendi po përballet me një femicid pasi janë raportuar shumë akte dhune dhe shumë raste të tjera kanë përfunduar në vrasje. Ajo thotë se duhet të merren masa urgjente pasi vendi është një situatë alarmi dhe kjo sipas saj është një sfidë serioze që ka vështirësi të mëdha për t’u zgjidhur. Ajo foli për takimin me institucionin përkatës dhe theksoi pikat ku u mbështet diskutimi i djeshëm.
“ Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Osmani për RTK-në.