19.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Prishtinë, protesta për vrasjen e gruas shtatzënë, hidhet molotov pranë kryeministrisë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin e QKUK ku Sokol Halili ekzekutoi me tre plumba ish gruan e tij Hamide Magashi, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur një protestë nga qytetarët.

Protestuesit janë mbledhur për të protestuar me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    “Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, “Hapësirat private e publike të pasigurta për gratë!”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, është shkruar në disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga mediat e Kosovës, protestuesit kanë hedhur molotov në ndërtesën e kryeministrisë.

Mësohet se deri tani janë arrestuar disa aktivistë protestues të cilët organizuan protestën ku kërkohet që vrasja e grave nga burrat në Kosovë të trajtohet si urgjencë kombëtare

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x