Në librin e tij “Spare”, Princi Harry ka shkuar dhe për rimartesën e babait të tij pas vdekjes së nënës Princesha Diana.
Princi Harry ka akuzuar njerkën e tij, Camilla-n për komplot për t’u martuar me të atin Charles, për të marrë kurorën në familjen mbretërore.
Në një pasazh të jashtëzakonshëm në autobiografinë e tij shpërthyese, Duka i Sussex-it shkruan: “Menjëherë pas takimeve tona private me të, ajo filloi të zhvillonte strategjinë e saj afatgjatë, një fushatë drejtuar martesës dhe me kalimin e kohës, Kurorës (me bekimin e babait tonë, supozuam).
Në të gjitha gazetat filluan të shfaqen lajme për bisedat e saj me Willy, histori që tregonin shumë detaje të vogla, asnjëra prej të cilave nuk vinte nga vëllai im, natyrisht.”
Po ashtu Harry pohon se bashkë më vëllain William i kanë kërkuar babit të tyre që të mos martohej pasi kishin frikë nga “njerka e tyre e keqe”.
Charles ishte përpjekur të merrte aprovimin e dy djemve të tij përpara se martohej me Camillën, pretendon libri. Më tej, Harry ka shkruar se takimi i parë me njerkën e tij ishte si një “injeksion”.
Ai shkruan: “Mbaj mend që pyesja veten nëse ajo do të ishte mizore me mua. Nëse do të ishte si të gjitha njerkat e liga në tregime”.
Princi Harry ka folur dhe për marrëdhënien e tij me të vëllain, duke e quajtur “armikun kryesor” dhe “të kundërtën polare”.