Presidenti i vendit, Bajram Begaj, është ritakuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Protesta e PD-së, Noka lëndohet nga gazi lotsjellës - 17/04/2026
- Hedhja e molotovëve drejt kryeministrisë/ Ndërhyn menjëherë policia, arrestohen militantët e parë! Protesta zhvendoset te Parlamenti - 17/04/2026
- A do të garojë për kreun e PD-së? Argita Malltezi përgjigjet nga protesta para Kryeministrisë - 17/04/2026