Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me zonjen e pare Armanda Begaj është takuar me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjen e Parë, Melania Trump, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Takimi u zhvillua në një ambient ceremonial në New York, ku Presidenti Begaj dhe çifti Trump realizuan edhe një foto të përbashkët. Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte - 08/03/2026
- Trump “shënjestron” Kubën/ Presidenti i SHBA: Ndryshime të mëdha së shpejti, sistemi aktual ka marrë fund - 08/03/2026
- FOTO/ Me pankarta dhe thirrje për revoltë: Protesta e grave në Tiranë për 8 Mars - 08/03/2026