12.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Presidenti Begaj përkujton Kuvendin e Lezhës/ “Ta kujtojmë këtë ditë për të nderuar një nga faqet më të rëndësishme të historisë sonë”

Sot nderojmë Kuvendin e Lezhës, që krijoi “Besëlidhjen e Lezhës”, pikënisjen e formimit të shtetit shqiptar. Duke bashkuar princa të shquar shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut, Besëlidhja e Lezhës ia doli që për vite të tëra të mbronte truallin arbëror.

Ta kujtojmë këtë ditë jo vetëm për të nderuar një nga faqet më të rëndësishme të historisë sonë, por edhe për të përcjellë mesazhin jehonues, se sfidat e mëdha që ne shqiptarët kemi përpara, mund t’i fitojmë vetëm duke punuar bashkarisht.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x