5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Presidenti Bajram Begaj apel nga Shkodra: Pushteti vendor, më pranë qytetarit

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në qytetin e Shkodrës.

Ndalesën e parë Kreu i Shtetit e bëri në Bashkinë e Shkodrës, ku u prit nga kryetari Bardh Spahia dhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija.

Kreu i Shtetit u shpreh se “institucionet e pushtetit vendor duhet të jenë sa më afër qytetarit me vendimet e tyre, sidomos në këto kohë vështirësish ekonomike e rritje çmimesh, si pasojë e krizës ndërkombëtare”.

Sipas tij, “transparenca në vendimmarrje, mirëqeverisja dhe konsultimi me komunitetin dhe grupet e interesit duhet të jenë praktikë e zakonshme pune për të gjitha institucionet e zgjedhura”.

Presidenti i Republikës në vijim të vizitës së tij, mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të Gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x