Vijon të jetë e rënduar prej më shumë se 10 ditësh situata si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Kaliforninë.
Sipas autoriteteve deri në këto momente numërohen 12 viktima, ndërkohë që shumë zona vijojnë të jenë të përmbytura, për shkak të reshjeve me intensitet.
Situata më problematike raportohet në Santa Barbara, aty ku zyrtarët lokalë iu kanë bërë thirrje pjesës më të madhe të banorëve që të largohen nga zonat me rrezikshmëri të lartë.
Deri në këto momente 25 mijë persona kanë braktisur banesat në 17 rajone të Santa Barbaras.
Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e emergjencës për Kaliforninë, duke autorizuar në këtë mënyrë fondet dhe ndihmën federale për zonat e përmbytura.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- LIVE/ Protesta e opozitës, Berisha dhe tubuesit nga Kryeministra shkojnë drejt Policisë së Shtetit. Hidhen molotovë - 28/02/2026
- EMRAT/ 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar - 26/02/2026
- KE propozon hapjen e negociatave për zerimin e tarifave shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor - 26/02/2026