Posteri me gishtin e mesit lartë në rrugët e kryeqytetit, ka sjellë reagime të shumta te qytetarët.
Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë.
Veprim ky që nuk u prit aspak mirë nga “Xhamitë e Tiranës”. Këta të fundit përmes një deklarate bënë thirrje për reflektim, sa i takon rëndësisë së kodit etik në procesin e zgjedhjeve.
I pyetur në një intervistë televizive ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026