Argita Malltezi flet për herë të parë lidhur me arrestimin e bashkëshortit Jamarbër Malltezin më 21 tetor në aeroportin e Rinasit lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti, kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Zbrita nga avioni fola me të e më tha po më arrestojnë. Në fillim më shkoi mendja tek pushteti policor i Edi Ramës. Më skandalizoi manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë”
Vëllanë mora të parin në telefon, sepse nuk doja të shqetësoja prindërit. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë por atë moment nuk e prisja.
Shpirtërisht jam e ngarkuar por jam e qetë sepse sot bëj një betejë për të dretjën. Kjo është jeta, këta janë sfidat. I njoftova fëmijët dhe u përpoqa të jenë të përmbajtur” deklaroi Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës e ftuar në “Top Story” në Top Channel.
- Rrëfimi për zhvarrimet në Zubin Potok, rikthehet shpresa për familjarët e viktimave të luftës: Më në fund mund të kenë një varr - 11/08/2026
- “Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë - 11/08/2026
- Eklipsi diellor rrit interesin në Europë, rriten ndjeshëm çmimet e hoteleve, turistët paguajnë mesatarisht 793 dollarë - 11/08/2026