Bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit Kate Middleton dhe Princi William, Amaya Arrieta, tha se po kalojnë një ferr.
Arietta, e cila është stiliste e tre fëmijëve të çiftit princëror, bëri deklaratën pasi princesha u diagnostikua me kancer.
“Janë të shkatërruar për momentin, mendoj se po kalojnë në ferr. Është vërtet personale”, ka thënë ajo për median e huaj.
Stilistja e veshjeve për fëmijë, e cila zotëron kompaninë me të njëjtin emër Amaia, deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve për çiftin.
Ndërsa është e paqartë se çfarë e shtyu atë të bënte këtë zbulim, pasi princesha vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë për gjendjen e saj, komentet e saj lë të kuptohet për seriozitetin e situatës.
Arietta deklaroi se për veshjen e fëmijëve bashkëpunon ngushtë me dadon aktuale të fëmijëve, Maria Borralo.
- “Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, nuk e besoja dot - 23/10/2026
- “S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje - 23/10/2026
- Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë - 23/10/2026