Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara pensionistëve, ndër të tjera tha se në kohën e qeverisjes së PS janë bërë përmirësime në shëndetësi.
Rama tha se është i pari kryeministër që “është futur në thikë dy herë” në spital publik, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se “kur drejtonin mjekët nuk mund të shkohej në spitale publike”.
Kreu i qeverisë shtoi se pensionistët meritojnë shumë dhe se qeveria do të bëjë gjithçka për ta.
“Po i afrohem edhe unë kohës që do të ulem në atë anë. Janë bërë përmirësime në shëndetësi, edhe pse shumë biznesmenë nuk paguajnë taksë shëndetësore.
Jam krenar për shëndetësinë tonë. E kam provë. Dy herë jam futur në thikë në spital publik.
Ku të futesha në thikë unë në kohën që qeverinë e drejtonin mjekët, nuk futesha dot në thikë atëherë. Unë e premtoj se ne do bëjmë sforcën maksimale për pensionistët”, tha Rama.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026