6.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Pezullohet ligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite brenda vendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte të punonin për 5 vite në spitalet brenda vendit për t’u pajisur me diplomën, os enë të kundërt do t’u duhej të paguanin tarifën e plotë.

Në vendimin e bërë publik këtë të martë thuhet se Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë në themel çështjen.

Ligji u dërgua për shqyrtim në gjykatë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të studentëve.

“Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x