29.9 C
Tirana
11 / 09 / 2026

Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se marina iraniane ka goditur një mjet lundrues amerikan pa ekuipazh në ngushticën e Hormuzit.

Sipas IRGC-së, bëhet fjalë për një mjet të tipit “Saildrone”. Forcat iraniane pretendojnë se sulmi pengoi atë që e cilësuan si “mision agresiv”. Ngjarja ndodhi në një kohë tensionesh të larta mes Iranit dhe SHBA-së në rajon.

IRGC nuk dha në deklaratën e saj detaje të mëtejshme mbi dëmet apo pasojat e incidentit.

Pamjet satelitore të programit europian Copernicus tregojnë njolla kafe në det, rreth 20 km larg brigjeve të Iranit, në lindje të ngushticës së Hormuzit.

Një tjetër pamje e së enjtes tregon gjurmë të ngjashme dhe të zgjatura në sipërfaqen e ujit.

Sipas AFP-së dhe ekspertëve që analizuan pamjet, bëhet fjalë për njolla nafte pranë Hormuzit. Ato dyshohet se janë krijuar pas sulmeve amerikane ndaj cisternave të naftës që dyshohet se kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC).

Të dhënat paraprake tregojnë se vetëm 7 anije kaluan të enjten përmes ngushticës së Hormuzit.

Një ditë më parë ishin regjistruar 11 kalime, ndërsa mesatarja e 10 ditëve të fundit është 15. Sipas Reuters, dy anije dolën nga ngushtica dhe pesë hynë në të. Rënia e trafikut detar vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon.

Të dhënat mund të ndryshojnë, pasi disa anije kanë lundruar me transponderët e fikur dhe nuk janë përfshirë në numërimin zyrtar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x