Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar lidhur me përplasjet në Komisionin e Medias, mes saj, Gazment Bardhit e Flamur Nokës.
Përmes një postimi në Facebook, Açka thotë se nuk mund të pranojë gjykimin politik të atyre që u mbajnë diplomat era barut Gërdeci.
Açka shton se deputetët e grupit të “Rithemelimit” duhet të përballen vetë me kryedemokratin Lulzim Basha, nëse kanë pengje personale me të.
‘Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci.
Unë kam zot vetëm Zotin.
Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta.
Kjo është e panegociueshme.
Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht”, shkruan Açka.
- Veliaj kërkon revokimin e vendimit të GJKKO: Masat ndaj meje janë trajtim poshtërues, kërkoj shtyrjen e procedurës - 12/12/2025
- Me 81 vota pro dhe 16 kundër, miratohet buxheti për vitin 2026, ja çfarë parashikohet - 12/12/2025
- U zgjodh Avokat i Popullit, Shabani: I befasuar me opozitën, në fillim më inkurajuan dhe më pas më braktisën - 12/12/2025