Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho është konfliktuar person brenda qendrës së votimit në Zvezde. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, Spaho ka tërhequr me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit.
Denoncimi është bërë nga Gëzim Topçiu, kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit.
Spaho nga ana tjetër ka pretenduar se nuk po lejohet të takohet me komisionerët dhe se është rrethuar nga një grup personash që njihen si “të fortët e zonës”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026