23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Përplasja Mërtiri-Shehaj: Mos fajëso Ramën për fajet tuaja, hunjtë nuk jua dha Rama

Analisti Ergys Mërtiri është përplasur me Agron Shehaj themeluesin e partisë “Mundësia” për modelin politik që duhet të ndjekë dhe që duhet të distancohet nga modeli që ofron Sali Berisha.

Mërtiri tha se nuk mund të ndërtosh diçka të re nëse nuk mund të denoncohet modeli i Berishës. Nga ana e tij, Agron Shehaj tha se ai ka hyrë në politikë në 2017 kur Sali Berisha nuk ka qenë kryeministër, ndaj sot është në opozitë me Edi Ramën dhe modelin që ofron ai.

“Kur unë them që nuk është opozita shkaku i gjendjes ku ndodhet Shqipëria nuk jam duke thënë që opozita nuk ka përgjegjësi. Por problemi më i madh që ka sot opozita është besueshmëria. Kjo është arsyeja që mendoj që duhet një lëvizje e re politike, e besueshme, moderne, perëndimore” tha Shehaj.

Mërtiri: Po ky është thelbi, te besueshmëria e opozitës.

Shehaj : Isha në Partinë Demokratike, bërë detyrën time në atë parti si opozitar sidomos në pjesën e denoncimit. Por opozita duhet dhe të japi shpresë dhe të jetë e besueshme.

Mërtiri: Po a jeni ngritur ju kundër këtij modelit të Berishës. Nuk besoj se ka ndonjë dallim të madh ndërmjet modelit të Ramës dhe atij të Berishës? Ju duhet të denonconi këtë model

Shehaj : Për çfarë modeli po fletë, çfarë duhet të denoncojë?

Mërtiri: Modelin autoritar që dhunon demokracinë brenda partisë, dhunon demokracinë në vend. Modelin e korruptuar dhe nuk ikën nga pushteti në 30 vjet. Unë ju shoh si model i liderit të ri dhe ju shoh me simpati por duhet të ndaheni dhe të ngriheni kundër këtij modeli.

Shehaj: Unë kam hyrë në politikë në 2017 kur Sali Berisha nuk është kryeministër që nga 2013. Çfarë duhet të flas për modelin e Berishës kur në qeverisje është Edi Rama. Jam në opozitë kundër këtij modeli. Nga ky model vuan Shqipëria që nga 1991. Kundërshtari im nuk është Sali Berisha por Edi Rama. Se sot opozita është peng i vulës që nuk po ja jep Rama.

Mërtiri: Pse Rama jua mori vulën ju, ju e latë vetë. PD-ja vulën e la duke marr hunjtë kundër njëri tj. Mos fajësoni Ramën dhe për hunjtë

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x