Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës u goditën me baltë dhe objekte të tjera nga protestuesit e zemëruar teksa ata po vizitonin Valencian një nga vendet i cili u prek më së shumti nga përmbytjet.
Thirrjet “vrasës” dhe “turp” iu drejtuan çiftit mbretëror, kryeministrit të Spanjës dhe liderëve të tjerë teksa po ecnin nëpër qytetin Paiporta.
Me baltë në fytyrat dhe rrobat e tyre, mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Letizia u panë më vonë duke ngushëlluar protestuesit për fatkeqësinë e ndodhur.
Ndërkohë i pranishëm ishte edhe kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez dhe kreu i qeverisë rajonale të Valencias, Carlos Mazón, por u larguan pasi turma u bë gjithnjë e më ‘armiqësore’.
Me anë të një postimi në llogarinë e familjes mbretërore në Instagram Mbreti tha se e kuptonte “zemërimin dhe zhgënjimin” e protestuesve.
“Është logjike që njerëzit janë të zemëruar, është logjike që njerëzit nuk e kuptuan pse kjo vizitë është kaq urgjente”, shtoi ai.
Përmbytjet nisën të martën (29 tetor), pas një periudhe reshjesh intensive. Si pasojë moti i keq shkaktoi shembjen e urave dhe mbuluan qytetet me baltë të dendur.
Shumë njerëz mbetën pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe shërbime të tjera bazë. Të dielën (3 nëntor), numri i të vdekurve nga përmbytjet u rrit në 217, ndërkohë dyshohet se shumë të tjerë janë zhdukur.
- Skandal në Bukuresht/ Pas koreve anti-shqiptare, pezullohet ndeshja Rumani-Kosovë (VIDEO) - 16/11/2024
- Petimezas i shtypte librat me nga 5 a 7 kopje - 15/11/2024
- Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim - 14/11/2024