18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Përmbledhje e shkurtër e sportit

Vetëm 5 gola në javën e katërt të Kategorisë Superiore reflektojnë krizën e sulmit te skuadrat e medha. Këtë fundjavë, ata që prekën rrjetën janë vetëm debutuesit dhe Egantia.

Kohë ndryshimesh te Kukësi, që ka prenzantuar trajnerin e ri Enkelejd Dobi dhe drejtorin e ri sportiv Naim Halili. Në konferencën për shtyp tekniku i ri ka treguar edhe objektivat.

Tirana ui ndal në një tjetër barazim zhgënjyes në Kamës kundër Kastriotit. Ekipi kampion nuk arrin të gjejë serish rrugën e rrjetës.

Të mërkurën në stadiumin Arena Kombëtare do të nisë finalizimi i projektit të madh të FSHF-së ‘Uniforma Ime’. Në kryeqytet do të mbërrijnë ikona si Boban, ndërsa Drejtori i Komunikimit në Federatë, Andi Verçani ka zbuluar të gjitha detajet…

Trajneri i Dinamos Nevil Dede dhe Migen Memelli i Skënderbeut kanë folur pas takimit të ditës së dielë që u mbyll me shifrat 0-0.

Një paraqitje të kënaqshme e ka cilësuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, atë që Shqipëria bëri në Kampionatin Ballkanik të Nën-20-vjeçarëve.

Çiklizmi shqiptar tashmë ka dhe kategorinë e femrave. Gjithçka ka ndodhur në Kampionatin Kombëtar Individual, që për dy ditë u zhvillua në Belsh të Elbasanit.

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ka përjetuar emocionet e Red Bull Drift falë pilotit libanez Abdo “Dado” El Feghali.

Juventus u ndal ne nje barazim 2-2 me Salernitanen. Goli I fundit I anuluar per ‘’Zonjen e Vjeter’’ ka shkaktuar jo pak polemika ne Itali.

Sipas raportimeve te mediave te ndryshme ne Angli , futbollisti I Chelseas, Kante nuk ka pranuar oferten e re nga’’ Blute e Londres’’ per rinovim kontrate.

Italia është kampione e botës në volejboll për meshkuj. Kombëtarja italiane ka mundur në finale Poloninë me rezultatin 3-1.

Italia bën goditjen e madhe në Eurobasket. Kundër cdo parashikimi, skuadra e trajnerit Pozzecco eleminoi Serbine favorite ndërsa Greqia mundi me veshtiresi Çekine.

Carlos Alcaraz është fitues i Us Open 2022. Spanjolli fiton Grand Slamin e parë në karrierë dhe në moshën 19 vjeç e 4 muaj bëhet tenisti me moshën më të re, numri 1 në botë në historinë e ATP.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x